Vezësharri lajme LJamet e fundt nga kompania Vezësharri

Vezë Sharri,furnizon ushtrinë e NATO-s

0 Comments
2677
10 Dec 2015

Kompania për prodhimin e vezëve “Vezë Sharri” nga fshati Trebosh i Tetovës filloi të furnizojë armatën e Shteteve të Bashkuara pjesë e NATO-së me vezë.

Dërgesa e parë është bërë në nëntor të këtij viti, ndërkohë që pronari i kompanisë, Arben Abdurahmani, shpreson që edhe prodhimet tjera të kompanisë “Leker”, si motër e “Vezë Sharri”, do të gjenden në tryezën e ushtarëve të NATO-s.

“Duke falënderuar kompaninë ‘Ecolog’, e cila është e pranishme në tërë botën dhe njëra nga kompanitë furnizuese për NATO-n dhe Kombet e Bashkuara, edhe ne filluan të furnizojmë ushtrinë amerikane në NATO me prodhimet tona gjithandej në botë. Për ne, kjo ka rëndësi të madhe, sepse pikërisht në vitin kur festojmë 15 vjetorin e ekzistimit, vërtetohet kualiteti i prodhimeve tona”, thotë Abdurahmani.

Ai shpreson se për një kohë të shkurtë krahas vezëve, NATO do të furnizohet edhe prodhime tjera të kompanisë Leker, që do të mvaret edhe nga nevoja e kompanisë Ecolog.

“Për partneritetin e ri shikojmë si mundësi që para botës të tregojmë se kemi prodhime dhe ekip për nivel botëror. Me partnerët gjermanë, gjatë viteve të kaluara, me kujdes punuam çdo hap nga portofoli ynë. Planet tona janë që të vazhdojmë me prodhime të kualitetit të lartë dhe të zgjerojmë bashkëpunimin me NATO-n edhe në kontinentet tjera”, thotë Abdurahmani.

Partnerja nga Gjermania, Klaudija Semiler, thotë se ky bashkëpunim është fryt i një pune të palodhshme të deritanishme. “Ky bashkëpunim, parasegjithash, është fryt i një pune të palodhshme dhe të rëndë.

“Ajo që më shumë na bënë krenarë është se shumë shtete anembanë botës do të shijojnë kualitetin tonë, në rastin konkret bëhet fjalë për bashkëpunim me bazën e NATO-së në Afganistan. Bashkëpunimi është edhe një pjesë e misionit të kompanisë për zgjerim të prodhimit në regjione tjera ku ekziston ky potencial. Këtë vit vendosëm qëllime të larta, në pajtim me strategjinë për zhvillim me investime të reja”, tha Seemiller. Kompania “Vezë Sharri”, filloi me kultivimin e zogjve dhe fermës për prodhimin e vezëve në vitin 2000. Pesë vite më vonë, filloi edhe me prodhimet e mishit të pulës, të cilët nga viti 2007 – filluan të shiten me brendin Leker.

Në vitin 2013, në kuadër të kompanisë filloi edhe biogaz centrali i parë në Maqedoni, “Elektrosharri”.

0.0
Last Modified: -/-
veze nato sharri

No Comments Yet...

Leave a reply

Your email address will not be published.